Imazhe magjepsëse kanë zbuluar ndryshimin midis asaj se si ju dhe kafsha juaj e dashur e shihni mjedisin tuaj në shtëpi.
Fotografitë – nga tregu dixhital HomeAdvisor me bazë në ShBA – tregojnë jo vetëm jetën në ngjyra të ndryshme por përmes pikave të forta të shikimit dhe numrit të syve, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Të kuptuarit se si e shikojnë kafshët botën mund të ndihmojë pronarët e kafshëve shtëpiake të zgjedhin lodra, shtretër dhe lojëra me ngjyra që tërheqin më shumë vëmendjen për miqtë e tyre të vegjël.
“Ju i doni kafshët shtëpiake. Shpresojmë që ju gjithashtu e doni shtëpinë tuaj. Ajo që është interesante është se anëtarët kafshë të familjes tuaj e shohin shtëpinë tuaj shumë më ndryshe se ju. Nuk është çështje shije – është mënyra se si sytë e tyre janë të ndërtuar”, tha HomeAdvisor.
Për shembull, ata shpjeguan, “nuk është e vërtetë që qentë shohin vetëm bardh e zi, por ata shohin më pak ngjyra sesa shumica e njerëzve”.
“Kjo sepse ata kanë vetëm dy lloje të qelizave konike në sytë e tyre, krahasuar me njerëzit që kanë tre sosh – duke ndjerë dritën e kuqe, jeshile dhe blu”.
“E gjithë kjo do të thotë që kafshët shtëpiake manovrojnë në shtëpinë tuaj ndryshe nga ju. Qeni juaj mbështetet në nuhatjen dhe kujtesën e tyre se ku gjërat janë në mënyrë që të gjejnë rrugën e tyre”.
“Shmangni lëvizjen e rregullt të mobileve sepse mund t’i çorientojë ata. Por, nëse keni planifikuar një arredim të ri të dhomës, lëvizni mobilet një nga një”.
Imazhi #1 tregon se si shohin njerëzit, imazhi #2 tregon se si shohin qentë. /Insajderi.com
#1
#2