Dy çmime anti-korrupsion ka fituar Gazeta Online Insajderi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Gazeta Online Insajderi u shpërblye me çmimet më të mira për dy storiet më të Mira Online, ndërkaq çmimin për Storien më të Mirë Print e fitoi gazeta Koha Ditore. Çmimin e Stories më të Mirë Televizive e fitoi Drejtësia në Kosovë.
Me hulumtimin: “Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani”, kryeredaktori i Insajderit Vehbi Kajtazi u shpërblye me Storien më të Mirë Online.
Vehbi Kajtazi flet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Prishtinë/ foto: Insajderi
Në këtë hulumtim dëshmohet mënyra se si deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka mashtroi qindra kosovarë me viza punësimi për Gjermani, nëpërmjet një agjencie punësimi, që në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.
Hulumtimi për mashtrimet e deputetit Zeka përmban një seri prej katër shkrimeve.
Dy çmimet e ndara për Gazetën Online Insajderi/ foto:Insajderi
Ndërkaq, çmimin për Storien më të Mirë Online e fitoi drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, me hulumtimin: “‘El Chapo’ kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publik“.
Ky hulumtim, i prodhuar nga Insajderi dhe organizata jo-qeveritare Democracy Plus, zbuloi se si kompania e biznesmenit të burgosur kosovar, Milaim Berishës, arriti të përfitoi dhjetëra tenderë publikë, vlera e të cilëve kalon shumën prej mbi 1 milion e 300 mijë eurove.
“EL Chapo” kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publikë (I)
Rrëfimi për biznesmenin Milaim Berisha ka disa ngjashmëri me jetën e një prej narko-trafikantëve më të njohur botëror, meksikanin Joaquín Guzmán, të njohur me nofkën “El Chapo”. Ndryshojnë periudhat kohore dhe natyra e biznesit, por të dytë patën fatin që të shënojnë suksese në biznes gjatë kohës sa gjendeshin në burg. /Insajderi.com