Intelektualja serbe: Kosova është e pavarur

Intelektualja serbe: Kosova është e pavarur

Intelektualja dhe sociologia e njohur serbe, Vesna Peshiq, ua ka rikujtuar qytetarëve të vendit të saj se Kosova është shtet i pavarur.

Ajo është shprehur e habitur se pse në Serbi po bëhet problem vendosja e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave që vijnë nga Serbia.

“Nuk e di pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet të vendosnin targat serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Peshiq në një postim në Twitter.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës. Atyre do t’u vendosen targa të përkohshme, njëjtë siç ka vepruar disa vjet Serbia me ato të Kosovës.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Jarinje, për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Pak kohë më pas, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se askush s’mund të hyjë në Kosovë pa targa RKS”.

Të pakënaqur me këtë vendim, serbët kanë dalë për të protestuar. Protesta ka kaluar pa asnjë incident, përpos zhurmave të serbëve që bënin gjatë shprehjes të pakënaqësive./Insajderi.com