Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe nesër

Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe nesër

Pas gjashtë orësh i mbyllur brenda Dhomave të Specializuara, intervistimi i presidentit Hashim Thaçi nuk ka përfunduar sot.

Procesi i marrjes në pyetje do të vazhdojë edhe nesër, njofton Insajderi.

Sot nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, pas akuzave që janë ngritur ndaj tij për krime lufte.

Në një prononcim për media, pas daljes nga intervistimi, Thaçi ka folur shkurt duke thënë se “është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i ka bërë prokurori”, duke mos dhënë kështu detaje tjera nga seanca e sotshme./Insajderi.com

 

THAÇI PËRFUNDON INTERVISTIMIN GJASHTË ORËSH