Isa Mustafa e quan disident të pathyeshëm Demaçin por nuk tregon pse nuk morën pjesë në varrim

Isa Mustafa e quan disident të pathyeshëm Demaçin por nuk tregon pse nuk morën pjesë në varrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas kritikave të shumta për bojkotin që ky subjekt i ka bërë ceremonisë së varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, ka shkruar një status në Facebook nga ku i jep lamtumirën e fundit “Mandelës” së Kosovës.

Në këtë status ai nuk ka treguar pse ai e as zyrtarët e subjektit të tij e bojkotuan varrimin, por e lartëson veprën e tij.

Mustafa shkruan se “Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare”.

“Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë”.

“Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë”, shkruan Mustafa.

Pavarësisht asaj çka shkruan Mustafa në këtë status, zyrtarët e LDk-së e as vet ai nuk shkuan në varrimin e Adem Demaçit.

Madje zyrtarë tjerë të partisë që e kanë fyer veprimtarin Demaçi.

Besim Hoti, dje përmes një statusi e ka quajtur Demaçin monstrum dhe përçarës, derisa deputeti Armend Zemaj ka komentuar në këtë status “Respekt Besim shoqi” kurse deputeti, Naser Rugova e ka pëlqyer atë. /Insajderi.com

Zyrtarët e LDK-së nuk tregojnë pse bojkotuan varrimin e Demaçit – Publikojnë fotografi të Rugovës

LDK-ja injoroi varrimin e Demaçit, por kryetari i saj dikur bënte homazhe te varri i Titos