Hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit kanë publikuar një studim të ri që analizon se si peshoret e banjës mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, njofton Insajderi.
Njerëzit që peshojnë veten rregullisht janë më të suksesshëm në humbjen e peshës. Por peshimi i vazhdueshëm nuk ju bën të humbni peshë si me magji. Përkundrazi, qëndrimi në një peshore çdo ditë mund të inkurajojë disa njerëz të mendojnë për zakonet e tyre të ngrënies dhe ushtrimit, të planifikojnë mënyra për të humbur peshë dhe t’i ndihmojnë ata t’i rezistojnë tundimit.
Me fjalë të tjera, peshorja që mbani në banjo mund t’i ndihmojë njerëzit të vetë-rregullohen, njofton Insajderi.
Vetë-peshimi i shpeshtë duket të jetë një strategji e dobishme për të rriturit që kanë qenë të suksesshëm në humbjen e peshës, mbajtjen e humbjes së peshës ose parandalimin e shtimit të peshës. Për më tepër, vetë-peshimi i shpeshtë mund të shërbejë si një komponent i dobishëm i paketave standarde të trajtimit të humbjes së peshës. /Insajderi.com