Lista Serbe ndryshon mendim për pavarësinë e Kosovës

Lista Serbe ndryshon mendim për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq ka qenë një nga më të zëshmit kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, por tashmë duket se ka ndryshuar mendim.

Në një intervistë për DW ai nuk ka përmendur fjalinë se “Serbia ose serbët në Kosovë nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës” një qëndrim ky i njohur nga Lista Serbe, por tashmë thotë se “thelbi duhet të vihet përpara formaliteteve”.

Për më shumë, raporton Insajderi, Jevtiq thotë se për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duhet të pyetet Qeveria në Serbi.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të them asgjë në këtë moment. Mendoj se ka shumë çështje më të rëndësishme që duhet adresuar. Nuk kemi nevojë për formalitete por për thelbin. Thelbi është bashkëjetesa, marrëdhënies e mira mes shqiptarëve dhe serbëve dhe unë mendoj se ky duhet të jetë qëllimi kryesor i Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Jevtiq, raporton Insajderi.

Jevtiq ka folur edhe për faktin se pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeverinë e Haradinaj do të thotë njohje e Republikës.

“Puna ime dhe puna e kolegëve të mi nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës, i referohet jetës së përditshme të qytetarëve. Çfarëdo përgjigje tjetër nuk besoj se ndryshon asgjë”, ka thënë ai.

Por Jevtiq për dallim nga njohja e pavarësisë, ai ka folur me kundërshtim të madh për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne jemi kundër formimit të ushtrisë”, ka thënë ai./Insajderi.com

Lista Serbe e quan Haradinajn kryeminstër të shkëlqyeshëm