Jo vetëm që e pahijshme por futja e gishtit në hundë është edhe e rrezikshme

Jo vetëm që e pahijshme por futja e gishtit në hundë është edhe e rrezikshme

Ne fusim gishtin në hundë sepse jemi të hutuar, nervoz ose kemi alërgji apo për cfarëdo arsye ajo edhe pse e kemi zakon. E pranuat ose jo, të gjithë të paktën një herë kemi futur gishtin në hundë. Shumë nga e shohim si të pahijshëm gjestin, por shtuar kësaj kjo është edhe e rrezikshme për ne.

Mund të shkaktojë infeksion.

Thonjtë tuaj, veçanërisht nëse janë më të gjatë ose nëse jeni i ashpër me gsithin, mund të presin indet në hundë, gjë që mund të shkaktojë mbledhjen e baktereve atje dhe të shkaktojë infeksione, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi. Sipas këtij studimi, njerëzit që fusin gishtin në hunde rrezikojnë të përhapin baktere që shkaktojnë pneumoni.

Mund të dëmtojë zgavrën e hundës.

Nëse mngacmoni hundën tuaj shumë shpesh dhe për periudha të gjata kohore, rrezikoni të dëmtoni indin tuaj të hundës. Ky studim zbuloi se njerëzit që fusin shumë gishtat në hundë mund të vuajnë nga inflamacion dhe ënjtje të indeve të hundës, të cilat përfundimisht mund të ngushtojnë hapjet e vrimave të hundës.

Mund të çojë në sëmundje.

Mukusi në hundën tuaj kap të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve që thithni, dhe futni gishtin i nxirrni  ato jashtë. Marrja e të gjitha atyre mikrobeve në duart tuaja çon në përhapjen e baktereve nga hunda dhe duart tuaja në sipërfaqet e mjedisit tuaj. Sipas këtij studimi, ata që fusin gishtat në hundë mund të përhapin bakterin që shkakton pneumoni. /Insajderi.com