
Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar sot planin e tij për luftën kundër korrupsionit.
Plani i tij përmban 5 shtylla dhe 7 pika kryesore.
Njëra nga pikat e Veseli në luftën kundër korrupsionit ka të bëj me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa lejë në gjithë Kosovën.
“Këtu mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm i qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media, shkruan Insajderi.
“Bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga ata që zyrtarë që i kërcënojnë se do t’ua shkatërrojnë pronën”.
“Do ta ndërmarrim një proces të përshpejtuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje – qytetarët do të paguajnë vetëm një euro për metër katror”.
Veseli ka thënë se i gjithë ky proces do të kryhet brenda dy vitesh, për të gjitha pronat që nuk cenojnë interesin apo pronën publike, shkruan Insajderi.
“Kjo do t’ua mundësojë qytetarëve që pronën e legalizuar ta përdorin për kredi, të blejnë e shesin ligjërisht duke e bërë kapitalin e tyre të bllokuar të qarkullueshëm në ekonomi”.
Kadri Veseli prezanton pesë shtyllat e planit për luftën kundër korrupsionit
insajderi.com