Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se reciprociteti me Serbinë nuk është zgjidhje e problemeve që ekzistojnë mes dy shteteve.
Sipas Kadrijajt, Lëvizja Vetëvendosje është tërhequr nga recprociteti pasi “janë të akomoduar në karriget e pushtetit” dhe se atë e kanë përdorur si “farsë për ta arritur qëllimin”, përcjell Insajderi.
“Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të akomoduar në karriget e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre”.
“Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com