Nëse keni kaluar kohë më shumë se zakonisht në rrjete sociale me shumë gjasë u ka rënë në sy kafeja dy ngjyrëshe që u bë virale në internet.
Që nga rrjeti social TikTok e deri tek Instagram kafeja ‘dalgona’ po shihet gjithandej si pija e preferuar e karantinës për personat që nuk mund të kenë qasje në kafenenë e preferuar, njofton Insajderi.
Kafeja ‘Dalgona’ mori emrin nga një karamele e famshme në Korenë e Jugut dhe tashmë është bërë një fenomen i mediave sociale.
Në fakt përgatitja është shumë e lehtë. Mjafton të keni kafe instante, sheqer, ujë dhe qumësht.
Në një enë vendosni disa lugë kafe instante, sheqer sipas shije tuaj dhe pak ujë të vluar dhe i përzieni me një mikser elektrik ose dore derisa përbërësit të fitojnë një masë kremoze.
Në një gotë të mbushur me qumësht vendosni kremin që keni bërë dhe kjo është kafja e famshme Dalgona. /Insajderi.com