Babai i këshilltarit të Pacollit emërohet Kryeshef në Agjenci Shtetërore

Babai i këshilltarit të Pacollit emërohet Kryeshef në Agjenci Shtetërore

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Zyberaj është emëruar Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Akivave të Kosovës.

Në mbledhjen e së martës, Qeveria e Kosovës në detyrë mori vendim ta emërojë në krye të kësaj agjencie shtetërore Bedri Zyberajn, babanë e Jetlir Zyberajt, këshilltarit më të afërt të kryediplomatit kosovar, Behjget Pacollit.

“Bedri Zyberaj është emëruar në pozitën e Kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për një mandat 3 vjeçar”, thuhet në vendimin e Qeverisë, raporton Insajderi.

Zyberaj është ftuar të premten nga Gjykata Speciale për intervistim. Ai do të intervistohet më 22 janar të vitit 2020.

Vjen ftesa e radhës nga Prokuroria Speciale, ftohet Bedri Zyberaj