Katër këshilla nga sportistët elitar që mund të i përdorni në jetën e përditshme

Katër këshilla nga sportistët elitar që mund të i përdorni në jetën e përditshme

Sportistët arrijnë sukses përmes të trajnimeve, të cilat shpesh nuk janë vetëm fizike. Psikologjia na ndihmon të vëmë qëllime përmes mendjes dhe të i realizojmë përmes trupit.

Këto truqe sportistësh mund të përshtaten edhe për secilin prej nesh. Më posht po radhisim katër këshilla kryesore nga sportistët elitar, raporton BBC, shkruan Insajderi.

  1. Të jesh i emocionuar është mirë – herën e ardhshme kur e gjeni veten në ankth para se të filloni ndonjë gjë, thuani vetes: “Unë nuk jam nervoz jam i emocionuar!” Kjo funksionon sepse ne jemi shumë shpesh në ankth dhe tension. Poashtu është normale tendenca për të u qetësuar, por sa më shumë që tentoni të e sforconi këtë ndjenjë, ajo do të merr përmasa të mëdha. Nëse e zëvendësoni fjalën ankth me entuziazëm, do të funksionojë sepse të dyja këto gjendje kanë simptoma të njëjta. Përderisa ankthi do të ju lëjë pa bërë gjëra, entuziazmi do të ju shtyjë të i bëni me kënaqësi.
  2. Mos punoni vetëm – Atletët mësojnë të kujdesen për veten, por është e rëndësishme të dish të i lësh edhe të tjerët të ndihmojnë. Atletët gjithmonë kanë nevojë për brohoritjet apo vetëm mbështetjen emocionale të audiencës. Nuk është turp të kërkoni mbështetje.
  3. Ushtrimet psikike – Shumica e atletëve vizualizojnë lëvizjet e tyre para eventeve të mëdha, ata janë duke ushtruar me mendjen e tyre, fuqinë e të cilës jemi ende duke e zbuluar. Këto ushtrime rrisin motivimin, ndërtojnë vetëbesimin dhe përmirësojnë performancën.
  4. Flisni me veten – Mendimet negative ulin vetëbesimin. Kjo u ndodh të gjithëve, edhe atletëve më të mirë, mirëpo ata kanë gjetur teknika për të e tejkaluar këtë gjendje. Një nga këto mënyra është të i flasësh vetes. Atletët i drejtohen vetes me fjalë si “Ti do të ia dalësh”, “Ti mund të e tejkalosh këtë”. Kjo ju ndihmon të e tejkalojnë ankthin, të ngrejnë vetëbesimin dhe të fokusohen./Insajderi.com