Katër nga policët të cilët janë lënduar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që u zhvillua të mërkurën në veri të vendit, janë jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
“Nga dr. Gëzim Mustafa, u njoftua se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”.
Me këtë rast, Krasniqi ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.
“Ai para medieve deklaroi, se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi”.
Sipas Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë operacionit kundër kontrabandimit me mallra në Mitrovicën e Veriut, 10 zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore./Insajderi.com