Keni dhimbje qafe? Shkaktar mund të jetë maska

Keni dhimbje qafe? Shkaktar mund të jetë maska
Burimi i fotografisë: Getty Images

Shoqata Amerikane e Kiropraktikës ka vërejtur një lidhje midis njerëzve që kalojnë periudha të gjata të ditës me maska dhe rritje të dhimbjes së nofullës, ngurtësimit të qafës, tensionit të syve, dhimbjes së sipërme të shpinës dhe dhimbjeve të kokës.

“Maskat mund të kufizojnë fushën e poshtme të të pamurit  – posaçërisht nëse nuk janë të vendosura mirë – duke bërë që njerëzit të ngrenë mjekrën, të zhvendosin pozicionin e trupit dhe qafën që të shohin më mirë”, shkruhet në një njoftim nga shoqata, njofton Insajderi.

Meqenëse mbajtja e maskave është akoma e nevojshme për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit, është thelbësore që njerëzit të marrin kohë për të gjetur ato që u përshtaten si duhet. /Insajderi.com