“Kërkesa e Thaçit nuk plotëson as kriteret minimale për trajtim nga Gjykata Kushtetuese”

“Kërkesa e Thaçit nuk plotëson as kriteret minimale për trajtim nga Gjykata Kushtetuese”

Qeveria​ në detyrë i ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen e saj kundër kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Në komentet e saj, Qeveria në detyrë thekson se “shkresa e Presidencës përpos që përmban huqje elementare në raport me procedurën e referimit të kërkesave në Gjykatën Kushtetuese, po ashtu nuk plotëson as edhe të vetmin kriter minimal të pranueshmërisë të cilët parashihen me Kushtetutën e Kosovës dhe përcaktohen me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese”.

Kryeminsitri po ashtu i ka ofruar argumentet e tij në lidhje me kompetencën për nxjerrjen e vendimit të kontestuar dhe përputhshmërisë së tij me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës.

Qeveria thekson se “Presidenca nuk e ka arsyetuar as edhe një pretendim të vetëm në kërkesën që ka dorëzuar, por vetëm përmend në mënyrë kaotike dispozita kushtetuese, ligjore dhe të akteve ndërkombëtare. Po ashtu, kërkesa e presidentit tregon një dështim total për të kuptuar, edhe në nivelin më elementar, konceptet bazë të fushës së të drejtave të njeriut dhe së drejtës kushtetuese”.

Në fund, Qeveria në detyrë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të refuzojë kërkesën e Presidentit si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, sepse konsideron se dështimi për të plotësuar kriteret e pranueshmërisë dhe dështimi për të ofruar edhe një argument të vetëm substancial në lidhje me pretendimet e tij, nuk mundëson as kalimin në shqyrtim të asaj kërkese.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e plota të Qeverisë në detyrë ndaj kërkesës së Presidentit:

Përgjigja e Qeverisë rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës

Lexo edhe:

Hashim Thaçi del para mediave: Tregon sërish se do të çojë vendimin e Qeverisë në Kushtetues