Shumë njerëz kane gjetur veten në situata të paparashikuara që paraqitnin një rrezik potencial për jetën.
Qartazi, këto situata nuk janë asnjëherë të pritshme, por kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të veproni shpejt me një mendje të kthjellët dhe racionale, njofton Insajderi.
Lexoni më poshtë, se si duhet të veproni në situata të rrezikshme:
Jeni në shtëpi dhe ndjeni tërmet.
Sipas këshillave të ekspertëve, nëse gjendeni në katin përdhes të një ndërtese ose një shtëpie dhe paralajmëroheni para goditjes së tërmetit, gjëja më e mirë për të bërë është të gjeni rrugën tuaj për të dalë nga ndërtesa sa më shpejt që të jetë e mundur para se lëvizjet tektonike të bëhen më të dhunshme. Ju duhet të mbuloni kokën dhe sytë me duar për të shmangur pësimin e ndonjë dëmtimi në rast se objektet ose rrënoja bien nga tavani ose vendet e tjera më të larta.
Tërmeti godet dhe ju jeni në kate të larta të një ndërtese.
Por nëse jeni në një ndërtesë të lartë ku evakuimi është më i vështirë, duhet të bëni teknikën e rënies, mbulimit dhe qëndrimit dhe të prisni derisa të mbarojnë dridhjet. Ju gjithashtu duhet të shmangni të qenit pranë dritareve ose objekteve të tjera që mund të bien mbi ju.
Ju jeni me pushime në plazh. Çdo gjë është në rregull kur papritmas shihni se uji i oqeanit fillon të zbrapset.
Një nga masat e sigurisë që duhet të merrni nëse rrezikoni të jeni prezent gjatë një cunami është të largoheni nga zonat bregdetare me rrezik të lartë, siç janë plazhet.
Ju jeni duke vozitur ndërsa vëreni se po ndodhë një tornado.
Nëse jeni duke vozitur dhe papritmas shihni një tornado, ju shmangni pjesën më të madhe të dëmit, në varësi të vendit ku është dhe si është pozicionuar. Kjo gjithashtu varet nga drejtimi në të cilin po lëviz. Nëse është larg dhe po shkon drejt lindjes, për shembull mund të vozisni në jug. /Insajderi.com
Burimi: Bright Side