Këta janë deputetet e Nismës që pritet të hyjnë në Kuvend

Këta janë deputetet e Nismës që pritet të hyjnë në Kuvend

Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj e Mirlinda Sopi janë deputetët nga radhët e koalicionit Nisma-AKR e PD që pritet të hyn në Kuvend, shkruan Insajderi. 

Krejt kjo, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD.

PZAP-i ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

E pas këtij vendimi është deklaruar edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Limaj në konferencën e thirrur për media ka thënë se me votat e rregullta Nisma dhe partnerët e saj do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Nga sot edhe me vendim të PZAP-it, Nisma dhe partnerët janë parti parlamentare dhe u dëshmua ajo që kemi thënë se me vota tona jemi brenda parlamentit”, tha ai teksa pati fjalë të mira për anëtarët e PZAP-it, duke e konsideruar vendimin e tyre si të guximshëm dhe ligjor.

Video: 

“Sot, Kosova nga vendimi i PZAP-it për të anuluar kontrabandën nga Serbia, është më e sigurt, është ligjore. Është një Kosovë që ka institucione që mbrojnë ligjet. Gjithë ne qytetarët jemi më të sigurt për faktin se vendimi i PZAP-it ka treguar shtetin ligjor. Sot ai organ i tregoi gjithë Kosovës se ka burra dhe gra që shtetin ligjor e kanë të shenjtë. PZAP e ka kthyer në një masë të madhe integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh Limaj, shkruan Insajderi.com

Ai adresoi edhe akuza ndaj KQZ-së, duke thënë se shpallja e rezultateve të tyre tregon që kanë qenë të gabueshme.

Mes tjerash, Limaj është shprehur se do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm në mbrojtje të ligjshmërisë./Insajderi.com

Pas vendimit të PZAP-së, Limaj i bindur: Me vota të rregullta jemi në parlament