Këta janë njerëzit më të paguar në YouTube

Këta janë njerëzit më të paguar në YouTube

Një djalë tetë vjeçar që komenton lodra në një kanal në YouTube është shpallur si më i paguari në platformë nga Forbes. Ryan Kaji, Kanali i të cilit Ryan’s World ka 22.9 milionë ndjekës, fitoi 26 milionë dollarë përgjatë 2019-s, $4 milionë më shumë se në 2018-n. Kjo është shifra më e lartë që dikush ka grumbulluar përmes videove në YouTube.

Ryan u bë i famshëm prej videove ku shpaketonte dhurata dhe i komentonte para kamerës.

Një tjetër minorene, Anastasia Radzinskaya, pesë vjeçe, zuri vendin e tretë, me $18 milionë dollarë. Radzinskaya, lindur në Rusi, shfaqet në video bashkë me të atin. Sipas Forbes, ajo ka 107 milionë ndjekës në shtatë kanale dhe gjithë videot e saj janë parë 42 miliardë herë.

Dude Perfect, një grup prej pesë shokësh që luajnë sporte, zuri vendin e dytë, me fitime prej $20 milionë.

PewDiePie, dikur i pari në këtë listë, zuri vendin e shtatë, me $13 milionë.

Yjet më të pasur të YouTube për vitin 2019:

1. Ryan Kaji, $26 milionë

2. Dude Perfect, $20 milionë

3. Anastasia Radzinskaya, $18 milionë

4. Rhett and Link, $17.5 milionë

5. Jeffree Star, $17 milionë

6. Preston (Preston Arsement), $14 milionë

7. (barazim) PewDiePie (Felix Kjellberg, $13 milionë

7. (barazim) Markiplier (Mark Fischbach), $13 milionë

9. DanTDM (Daniel Middleton), $12 milionë

10. VanossGaming (Evan Fong), $11.5 milionë