E gjitha nisi kur një përdorues në Reddit bëri pyetjen, “Cili është një sekret i errët/praktikë i dyshimtë në profesionin tuaj për të cilin ne njerëzit e zakonshëm nuk dimë asgjë?
E kjo shtyri shumë përdorues të plaformës sociale që kanë profesione të ndryshme, të zbulojnë disa gjëra që nuk i dimë për profesionin e tyre. Përgjigjet e tyre më poshtë:
– Një punonjës i dyqaneve ushqimore:
“Ju nuk doni të dini se sa kohë ushqimi juaj rri në depo para se të futet në frigorifer”.
– Një punëtor depo pijesh:
“Asnjëherë mos pini direkt nga kanaçja/shishja. Punëtorët ecin mbi paleta, minjtë vrapojnë mbi to në depo, ata ulen në ujë të ndenjur nën çatitë që rrjedhin, etj.”
– Një profesor universiteti:
”Ne në fakt nuk e lexojmë gjithë përgjigjen tuaj. Shumica prej nesh jo”.
– Një infermiere:
“Si infermiere, më është dashur të kërkoj në Google dhe të shikoj video mësimore mbi procedurat jo aq të zakonshme pesë minuta para se të shkoj dhe të kryejë atë procedurë tek pacienti. Mjekët gjithashtu i kërkojnë në Google simptomat tuaja nëse nuk janë të sigurt për diagnozën tuaj”.
– Dikush që punon në mbledhjen e fondeve për bamirësi:
“Ato email “Dhuroni TANI dhe dhurimi juaj do të jetë dyfishohet / trefishohet / katërfishohet” ose “Na duhet që vetëm edhe ju të dhurni që të arrijmë shifrën 5 mijë dollare” janë të gjitha gënjeshtrat. Por ato funksionojnë, kështu që ne vazhdojmë t’i dërgojmë”.
– Dikush që shkruan manuale udhëzimesh:
“Keni parasysh nejrëzit që shkruajnë manuale udhëzimesh? Gjysmën e kohës, ata as që e kanë parë as prekur produktin. Disa tipa thjesht na dërgojnë fotografi, një përshkrim të përafërt se si mendohet të funksionojë, dhe kjo është e gjitha”.
– Dikush që punon në teknikë me pyetësorë:
“A keni filluar ndonjëherë të plotësoni një formular në një faqe në internet dhe më pas të ndryshoni mendjen tuaj dhe të thoni: “Jo, nuk dua t’u jap atyre informacionet e mia personale”, dhe pastaj të keni braktisur formularin para se të shtypni “dorëzoni”?
Nëse mendoni se kjo i ndalon ata së marri informacionin tuaj personal, në fakt jo. Shumica e kompanive që kërkojnë njerëz të interesuar do të kapin informacionin tuaj në kohë reale kur i futni ato në një formë. Butoni “dorëzo” është aty thjesht për t’ju lëvizur në hapin tjetër.”
– Një ish-punonjës në një “zinxhir shumë të madh të picerive”:
“Ne i kishim këto tigane të sheshtë për kore të holla dhe pica me kore të mbushura. Ata do të laheshin në lavatriçe me qindra herë në ditë dhe të paktën gjysma e tyre kishte djath të djegur. Pastaj vedoseshn në një për tu tharë. Kur bënim pica të reja në ato tiganë, nganjëherë tigani që lihej të “thahej” gjatë natës, krijonte myk rreth djathit të djegur. Na u tha që t’i përdornim ato gjithsesi, sepse përndryshe nuk do të vazhdonim kurrë me porositë, nëse pastroni gjithçka.”
– Një arkeolog:
“Ndonjëherë ne lëpijmë artifaktey për të përcaktuar shpejt nëse ato janë kocka ose qeramikë (gjuha ngjitet në eshtra, në qeramikë jo). Dhe pastaj ne i kërcasim ato në dhëmbët tanë për të përcaktuar nëse ato janë qeramikë ose eshtra (eshtrat të lëndojnë dhëmbin, qeramika jo)”.
– Një kontrollues i trafikut ajror:
“Një diagnozë e pothuajse çdo sëmundje mendore, ose një diagnozë fizike, është skualifikuese dhe do t’i japë fund karrierës suaj. Për këtë arsye, kontrollorët e trafikut ajror shmangin mjekët si murtajën.
– Dikush që punon me fëmijë:
“Fëmijët me mësuesit / trajnerët / këshilltarët / drejtorët e tyre për prindërit e tyre. Shumë. Dhe fëmijët ndajnë të gjitha sekretet e prindërve (që ndoshta ju nuk e dini se ata i dijnë).
Një muzikant profesionist:
“Shumë muzikantë që performojnë nuk kalojnë kurrë frikën e skenës. Shumë prej tyre marrin bllokues beta për të ndihmuar me nervat. Edhe pse është më pak për anën mendore të saj dhe më shumë faktin që fizikisht nuk mund të performoni nëse nervozoheni aq shumë sa duart tuaja po dridhen. Kjo është ajo që ndihmojnë bllokuesit beta; me siguri do të ndiheni ende të shqetësuar mendërisht, por çdo efekt fizik si lëkundja ose djersitja do të zhduket”. /Insajderi.com