“Mars House”, një shtëpi me pamje futuristike i krijuar nga artistja dixhitale me bazë në Toronto Krista Kim, ka pamjë të bukura, mobile moderne dhe një pishinë të madhe, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.
E vetmja anomali? Në të vërtetë nuk ekziston. Ju nuk mund të futeni fizikisht brenda, aq më pak të jetoni në vendbanimin.
Skedarët, të disponueshëm përmes platformës së shitjes së artit SuperRare, mund të ngarkohen si një sfond i dukshëm i “Zoom’ për takime në distancë ose në “Metaverse” të një blerësi, një botë e kompjuterizuar si “Sims”, të cilën mund ta shihni përmes syzeve të realitetit virtual.
Për ta bërë tuajën duhet të paguani me kriptovalutë – 30 Etherum. Në para të vërteta shtëpia kushton 59,752 dollarë. /Insajderi.com