Këto fakte interesante për njerëzit mëngjarashë nuk i keni ditur më parë

Këto fakte interesante për njerëzit mëngjarashë nuk i keni ditur më parë

Mesatarisht, 12% e botës shkruan ose përdor dorën e majtë, 87% të djathtën, dhe 1% janë njerëz që mund të përdorin të dyja duart po njëlloj, njofton Insajderi.

Artikulli liston në vijim disa nga faktet më interesantë për majtakët, që ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Majtakët kanë më shumë gjasa të kenë alergji

Në librin kërkimor “Cerebral Dominance: The Biological Foundations”, një studim zbuloi se njerëzit me dorën e majtë kishin 11 herë më shumë gjasa të vuanin nga alergjitë sesa njerëzit e djathtë. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se majtakët kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasa të vuanin nga çrregullime auto-imune, për shembull kolit ulceroz ose artrit reumatoid.

Më të prirur për migrenë

Në të njëjtin studim shkencor të përshkruar më sipër, u zbulua gjithashtu se njerëzit majtakë kishin afërsisht dy herë më shumë gjasa të përjetonin migrenë kur krahasoheshin me njerëzit djathtakë.

Më shumë gjasa të pësoni privim të gjumit

Rezulton se të qenurit majtak mund të shkatërrojë potencialisht cilësinë e gjumit. Çrregullimi i lëvizjes periodike të gjymtyrëve (PLMD) është një gjendje kur gjymtyrët tuaja lëvizin në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit. Në një studim të vitit 2011 ‘Vlerësimi i Lëvizjeve Periodike të Gjymtyrëve në Pacientët Djathakë Kundër Majtakëve‘, u zbulua se 69% e pjesëmarrësve djathtakë kishin lëvizje bilaterale të gjymtyrëve krahasuar me 94% të pacientëve majtakë!

Majtakët përdorin anën e djathtë të trurit më së shumti

Truri është i kryqëzuar, që do të thotë se ana e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit dhe anasjelltas. Ana e djathtë e trurit mendohet se koordinon anën e majtë të trupit dhe kontrollon detyrat që lidhen me artet dhe krijimtarinë.

Më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e gjuhës

Një studim i vitit 1993 nga Norvegjia që shikoi 734 fëmijë gjeti një lidhje të rëndësishme midis disleksisë dhe dorës së majtë. /Insajderi.com

Burimi: Lefty Fretz