Këto janë arsyet pse ju nuk duhet të pini ujë të akullt këtë verë

Këto janë arsyet pse ju nuk duhet të pini ujë të akullt këtë verë

Ritual i ditëve të verës, zakonisht është një gotë ujë e akullt. Ndoshta pak nga ju e dini se si ndikon kjo në traktin tuaj të tretjes. Dhe sa më i freskët të jetë uji, aq më të ashpra janë pasojat.

  1. Kufizon tretjen

Ekspertët pretendojnë se uji i ftohtë dhe madje edhe pijet e ftohta kontraktojnë enët e gjakut, duke kufizuar kështu tretjen. Ajo gjithashtu pengon procesin natyror të thithjes së lëndëve ushqyese gjatë tretjes. Fokusi i trupit largohet nga tretja pasi përpiqet të rregullojë temperaturën e trupit tuaj dhe atë të ujit, i cili në të vërtetë mund të shkaktojë humbje të ujit dhe të bëjë të ndjeheni të dehidratuar. Temperatura normale e trupit është 37 gradë C, dhe kur konsumoni diçka me një temperaturë shumë të ulët, trupi juaj kompenson duke shpenzuar energji për rregullimin e kësaj temperature. Kjo energji shtesë që tani përdoret për rregullimin e temperaturës do të ishte përdorur fillimisht në procesin e tretjes dhe thithjes së lëndëve ushqyese. Kjo është arsyeja pse këshillohet gjithmonë që të pini ujë në temperaturën e dhomës.

  1. Dhimbje të fytit

Një tjetër arsye shumë e qartë, për të cilën edhe pleqtë tuaj ju kanë penguar të pini ujë të ftohtë, është mundësia për dhimbje fyti dhe hundë të bllokuara. Pirja e ujit të ftohur, veçanërisht pas vaktit, rezulton në krijimin e mukusit të tepërt (mukozën e frymëmarrjes), e cila formon shtresën mbrojtëse të traktit respirator. Sidoqoftë, kur trakti mbingarkohet, bëhet i prekshëm nga shumë infeksione inflamatore.

  1. Frenon ndarjen e yndyrnave

Ekspertët thonë gjithashtu se nëse pini ujë të ftohtë menjëherë pas vaktit, temperatura e ulët do të forconte yndyrnat nga ushqimet që sapo keni konsumuar, duke e bërë të vështirë që trupi juaj të prish yndyrnat e padëshiruara në trupin tuaj. Sidoqoftë nuk sugjerohet të pini ujë menjëherë pas vaktit tuaj. Nutricionisti me bazë në Bangalore, Dr. Anju Sood sugjeron të pritni 30 minuta pas një vakti për të pirë ujë.

  1. Mund të ulë ritmin e zemrës

Disa studime kanë treguar gjithashtu se uji i ftohtë mund të ketë një rol në uljen e rrahjeve të zemrës suaj. Pirja e ujit të akullt gjoja stimulon nervin e dhjetë kranial – nervin vagus. Ky nerv është një pjesë e rëndësishme e sistemit nervor autonom të trupit dhe ndërmjetëson në uljen e rrahjeve të zemrës. Kur konsumoni ujë të ftohur, temperaturat e ulëta të ujit stimulojnë nervin që të shkaktojë rënie të rrahjeve të zemrës.

  1. Faktori i goditjes ose ndryshe ”shok-ut”

 

Gjithashtu nuk këshillohet që të pini ujë të ftohur pas një stërvitje. Ekspertët e palestrës sugjerojnë të pini një gotë ujë të ngrohtë pas një stërvitje. Kur stërviteni, prodhohet shumë nxehtësi, dhe nëse pini ujë të ftohtë me akull menjëherë pas kësaj, mospërputhja e temperaturave mund të ndikojë në traktin tuaj tretës. Përveç kësaj, trupi juaj nuk mund të thithë ujë të ftohtë, prandaj nuk është i dobishëm. Disa njerëz gjithashtu ankohen për një dhimbje kronike në stomak për shkak të pirjes së ujit të ftohur menjëherë pas stërvitjes. Kjo për shkak se uji i ftohtë me akull vjen si shok për trupin tuaj.