Këto janë komunat e reja që u preken nga Koronavirusi në Kosovë

Këto janë komunat e reja që u preken nga Koronavirusi në Kosovë

Kosova ka shënuar edhe 12 raste të reja me Koronavirus duke e quar kështu numrin total në 106 raste, shkruan Gazeta Insajderi.

Nga këto 12 raste, janë prekur edhe tri komuna të Kosovës. Është Fushë Kosova me 3 raste,  Kamenica me 1 dhe Mitrovica me 1.

Ndërsa 5 janë nga Malisheva dhe 2 nga Prishtina.

Të gjitha këto raste pozitive janë raste kontakti, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim./ Insajderi.com

Lexo edhe:

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë