Këto ushqime kaq të dashura për ju nuk i bëjnë aspak mirë trurit tuaj

Këto ushqime kaq të dashura për ju nuk i bëjnë aspak mirë trurit tuaj

Ndërsa, ngrënia e ushqimeve të duhura mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe madje edhe të luftoni problemet me shëndetin mendor, ushqimet e gabuara mund të ndikojnë negativisht në aftësitë tuaja kognitive dhe madje të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar defekte në tru, Alzheimer dhe sëmundje të tjera që mund të ndikojnë në kujtesën tuaj. Këtu janë disa nga ushqimet që duhet t’i shmangni, nëse doni të përmirësoni shëndetin e trurit tuaj dhe të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ushqimet e skuqura

Nuk ka asnjë kundërshtim që ato shijojnë mirë, por çdo gjë e skuqur është e dëmshme për ju. Përveçse janë të ngarkuara me yndyrë dhe kalori, ushqimet e skuqura shkaktojnë inflamacion në trurin tuaj, duke çuar në humbje të kujtesës dhe mjegullim të trurit.

Toni dhe disa peshq të tjerë

Disa peshq janë të mirë për trurin tuaj, por peshqit që janë me shumë merkur mund të ndikojnë negativisht në funksionin tuaj njohës. Peshqit që hyjnë në këtë kategori përfshijnë tonin (e freskët ose të ngrirë), peshku shpatë, peshkaqeni, peshku i kuqërremtë dhe toni i konservuar. Fatkeqësisht, peshqit janë shumë të ndjeshëm ndaj merkurit pasi merkuri është i bollshëm në oqean. Ata e thithin atë nëpër gushat e tyre dhe mund ta ruajnë për një kohë të gjatë. Ndaj, kujdes!

Produktet e pjekura të paketuara

Mund të jenë të shijshme dhe të lehta për tu ngrënë në lëvizje, por produktet e pjekura e të paketuara, përfshirë opsione në dukje të shëndetshme si muffins, janë të këqija për shëndetin e trurit tuaj. Kjo sepse ato përmbajnë yndyra trans. Studimet kanë treguar një lidhje midis një diete të lartë në yndyra trans dhe vëllimit të ulët të trurit, kujtesës së dobët dhe një rënie në funksionimin kognitiv. Yndyrat trans kontribuojnë në një strukturë të dëmtuar të membranës qelizore, e cila çon në degjenerim të rritur të qelizave në trurin tuaj.

Ushqime të larta në natrium

Pak kripë e bën gjithmonë më të shijshëm ushqimin. Shumë kripë është problem. Njerëzit që hanë një dietë me përmbajtje të lartë të natriumit janë në rrezik të rritur të zhvillimit të demencës ose Alzheimerit, sipas një studimi të fundit të bërë në laborator.

Ushqime me sheqer artifical

Sheqernat artificial, së bashku me sheqernat e rafinuar e të shtuara janë të këqija për trurin tuaj. Në fakt, hulumtimi tregon që ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis diabetit dhe demencës. Një studim i fundit ndoqi mbi pesë mijë njerëz gjatë një dekade dhe gjeti një lidhje midis rënies së aftësisë njohëse dhe konsumit të sheqerit. Shmangni ushqimet e paketuara, pasi ato pothuajse të gjitha përfshijnë sheqerna të shtuar dhe artificiale.