Kanella konsiderohej si një erëz luksoze në Evropë në Mesjetë. Arabët e transportuan atë përmes rrugëve të vështira tokësore dhe vetëm njerëzit e pasur kishin mundësi ta blinin. Sot, kanella mund të gjendet pothuajse në çdo kuzhinë. Por kjo erëz e zakonshme është më shumë sesa thjesht një shtesë e shijshme në ëmbëlsira.
Përderisa ne më poshtë listojmë të gjitha arsyet pse duhet të përdorni kanellën, nëse jeni një grua shtatzënë atëherë përdorimi i saj duhet të jetë i moderuar, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.
Kanella mund të minimizojë poret
Kanella ka veti antimikrobike që janë të dobishme për trajtimin e akneve. Kjo erëz mund të shkatërrojë bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla. Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve të fuqishëm që mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ato mund të shkaktojnë inflamacion të lëkurës dhe kur kjo ndodh, poret tona bllokohen, gjë që çon në puçrra.
Mund të parandalojë shenjat e plakjes
Radikalet e lira gjithashtu mund të kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, duke shkaktuar vija të holla, pigmentim dhe lëkurë në përgjithësi të varur. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces duke mbrojtur qelizat tuaja nga ky dëmtim. Kanella madje mund të nxisë prodhimin e kolagjenit sepse përmban elementë gjurmë që janë treguar të rrisin nivelet e kolagjenit.
Ka veti anti-inflamatore
Inflamacioni ndihmon trupin tuaj të luftojë viruset dhe të riparojë dëmtimin e indeve. Por nëse drejtohet kundër indeve të trupit tuaj, mund të bëhet e rrezikshme. Studimet kanë treguar se kanella ka veti anti-inflamatore dhe madje mund të lehtësojë ënjtjen.
Zvogëlon rrezikun për sulm në zemër
Sipas studimit, shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta mbajë zemrën tuaj të shëndetshme. Në studim, minjtë që ushqehen me një dietë të pasur me yndyrë me kanellë për 12 javë fituan më pak peshë sesa minjtë që hëngrën ushqime të yndyrshme pa kanellë. Një dietë e pasur me yndyrë mund të çojë në sëmundje të zemrës, dhe shtimi i kanellës në ushqimin tuaj mund të ndihmojë në kompensimin e këtij rreziku.
Ndihmon në humbjen e peshës
Kanella është e pasur me fibra. Kjo ju jep një ndjenjë të plotësisë dhe ju ndihmon të luftoni dëshirat për ushqim. Gjithashtu rrit metabolizmin, sepse trupi juaj përdor më shumë energji për të përpunuar erëzën sesa bën për ushqimet e tjera.
Mund të përmisojë kujtesën tuaj
Kanella mund të ndihmojë në vonimin e plakjes së trurit dhe në uljen stresin oksidativ të qelizave të trurit. Ajo gjithashtu stimulon plasticitetin e hipokampusit, një pjesë e trurit e lidhur me kujtesën. Erëza madje është treguar se përmirëson disa simptoma të sëmundjes “Alzheimer” dhe “Parkinson”. /Insajderi.com