Kjo është hilja që bëjnë foshnjat sa herë që qeshin

Kjo është hilja që bëjnë foshnjat sa herë që qeshin

Pak gjëra mund të na lumturojnë aq shumë sa kur shohim beben tonë teksa qesh për herë të parë. Zemra gati sa nuk na del vendit dhe vrapojmë për të gjetur një kamera për ta ruajtur përgjithmonë një kujtim të tillë.

Pastaj, ata e bëjnë sërish dhe është e qartë që duan të na zbukurojnë ditën me atë fytyrë të vogël e të lumtur.

Por çfarë është më interesante nga e gjithë kjo? Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kalifornisë, bebet i qeshin me qëllim nënave të tyre, sepse presin nga to të njëjtën shprehi fytyre. Ky lloj komunikimi bëhet thjesht sepse ata lumturohen kur shohin mamanë të qeshë, njofton Insajderi.

How to Make a Baby Laugh: 15 Funny Things to do

Foshnjat bëjnë një lloj të caktuar sjelljeje kur shohin nënat e tyre duke qeshur, por jo çdo buzëqeshje e tyre merr të njëjtën përgjigje. Të vegjlit i kthejnë të qeshurën vetëm kur shohin që nënat janë përqendruar  100% tek ta dhe buzëqeshja i dedikohet atyre.

Përs hembull, nëse nëna është duke qeshur dhe kthen kokën nga i biri/e bija ndodh e kundërta. Ata nuk bëjnë asgjë sepse nuk morën vëmendjen që po prisnin!

Kjo lidhet me një tjetër studim që provon se fëmijë mësojnë duke imituar të rriturit, e kryesisht mamanë. /Insajderi.com

Burimi: Health Magazine