Kjo është marrëveshja e arritur ndërmjet Mustafës dhe Haradinajt

Kjo është marrëveshja e arritur ndërmjet Mustafës dhe Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, është arritura marrëveshja për bashkëqeverisje.

“Sot bashkë me të nominuarin për zëvendëskryeminsitër, Besnik Tahiri, patëm një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, po ashtu me të nominuarin për kryeministër, Avdullah Hoti. E arritëm marrëveshjen për koalicionin, për qeverisjen e re”, tha Haradinaj, shkruan Insajderi.

Marrëveshja ka disa çështje themelore për të cilat do të punojnë këto dy parti.

“LDK dhe AAK pajtohen që objektivat themelore të kësaj qeverie do të jenë beteja për ta mposhtur pandenimë Covid-19, përmbyllja e dialogut me njohje reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i sheteti ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe forcimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA”, thuhet në marrëveshjen e arritur, shkruan Insajderi.

Lexo edhe: 

Haradinaj merret vesh me Mustafën, këto ministri i takojnë AAK-së