Kjo grua zbuloi një apartament të fshehur pas pasqyrës së banjës

Kjo grua zbuloi një apartament të fshehur pas pasqyrës së banjës

Një grua në New York City u bë virale në TikTok të mërkurën pasi postoi një seri video që dokumentonte udhëtimin e saj për të zbuluar një apartament sekret të fshehur pas pasqyrës së saj të banjës, shkruan NBC News, transmeton Insajderi.

Në videon e parë të sagës së saj me katër pjesë, Samantha Hartsoe tha se po përpiqej të gjente burimin e ajrit të ftohtë që po frynte në apartamentin e saj në Manhattan. Kur zbuloi se ajri po vinte nga pasqyra e banjës së saj, Hartsoe tha se e hoqi atë nga muri.

@samanthartsoeseriously never would I have expected to find this… and I documented all of it ##mystery ##fyp ##nyc ##secret ##foryou ##apartment ##storytime♬ Mysterious – Andreas Scherren

Ajo që Hartsoe tha se gjeti ishte një vrimë e madhe në formë katrore në mur që të dërgonte në një dhomë të errët – një skenë që krahasohet me filmin fitues të Oskarit, “Parasite” dhe filmin horror të vitit 1992 “Candyman”, ku një shpirt vrasës shfaqet pasi viktimat vazhdimisht thërrasin emrin e tij në pasqyrë.

@samanthartsoeHOW IS THIS IN MY BATHROOM WALL ##mystery ##nyc ##apartment ##secret ##storytime ##fyp♬ Mysterious – Andreas Scherren

Në anën tjetër të vrimës ishte një apartament i tërë që dukej se ishte i papërfunduar dhe i pabanuar, tregonte videoja. Qeset e plehrave dhe një tualet i pa instaluar ndotnin dyshemetë.  /Insajderi.com

@samanthartsoeTRULY a new meaning to a “hole in the wall” ##mystery ##nyc ##apartment ##secret ##storytime ##fyp ##foryou♬ Oh No – Kreepa

@samanthartsoecrawled through a wall for this mystery so enjoy the finale 🕵🏻‍♀️ ##mystery ##nyc ##apartment ##secret ##storytime ##storytime ##fyp ##foryou

♬ Mysterious – Andreas Scherren