
Një nënë ka ndarë zgjidhjen e saj gjeniale për vajzën e saj të vogël që shkatërron grimin e saj.
Molly Scandrett, e cila drejton biznesin e saj, postoi një seri videosh në Facebook duke treguar stacionin e saj të ri të grimit, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Nëna tha se vajza e saj, e cila është vetëm 18 muajsh, i pëlqen të shkarravisë muret e saj me buzëkuq sa herë që asaj i bie një i tillë në duart e vogla.
Molly përdori një dollap të vjetër dhe iu desh të bënte disa modifikime të vogla vetë. Dhe, tani ajo ka një dollap që mbyllet me qelës për të mbajtur grimin e saj të shtrenjtë të sigurt!
Plus kësaj, Molly-t nuk iu desh të shpenzonte shumë.
Brenda dollapit, ajo vendosi disa dekorime që të krijonte një hapësirë të këndshme. Një pasqyrë me drita për të aplikuar grimin. Për më tepër, ajo mund të vendosë brenda jo vetëm buzëkuqtë e saj, por çdo produkt bukurie e më tepër. /Insajderi.com