Shumë mësojnë, në një mënyrë ose në një tjetër, se kur takoni një qen të ri, mënyra e saktë për të prezantuar veten është duke e shtrirë dorën drejt fytyrës së qenit dhe duke e lënë qenushin ta nuhasë atë.
“Në kulturën njerëzore, shtrirja e dorës për dikë që sapo takuam do të thotë një shenjë miqësie, kështu që natyrshëm e bëjmë atë me qen kur i takojmë së pari,” – thotë Tamar Geller, trajnere qensh.
Por ky prezantim i quajtur shpesh “Testi i nuhatjes”, thotë Geller, nuk është mënyra e duhur kur takoni një qen.
Kjo sepse është e lehtë për qentë të ndjehen të kërcënuar nga sjellja e trupit, e cila shpesh përfshin ecjen drejt një qeni dhe zgjatjen e një dore drejt fytyrës së tyre.
“Qentë mund të tremben kur dikush po vjen drejt tyre me dorën e hapur, dhe unë nuk do të këshilloja ta bënit këtë, përveç nëse ata po mbajnë një biskotë super të shijshme, për të dërguar mesazhin se ata janë një burim kënaqësie”.
Ajo shtoi se hapi më i rëndësishëm përpara se t’i afrohesh një qeni që nuk e ke takuar kurrë është të kërkosh leje për të prekur qenin, edhe nëse mendon se “të gjithë qentë më duan”, sepse secili qenush është unik dhe ka nivelin e vet të rehatisë me të huajt.
Geller më pa thekson që të bisedoni së pari herë me të zotin e qenit dhe të dëgjoni se cfarë ka për të ju thënë.
Mënyra më e mirë për t’iu afruar qenit është të mbani ulni trupin një 45 shkallë dhe të buzëqeshni.
“Një qen natyrshëm e di se ai nuk mund të bëhet pre i dikujt që nuk po e shikon atë. Me atë informacion dhe duke u ndier pak më i sigurt, një qen mund të fillojë të hetojë personin e ri që erdhi në hapësirën e tyre”.
Për më tepër, edhe i zoti i qenit duhet të jetë aty prezent, teksa ju ende po njoftoheni me qenin simpatik. /Insajderi.com
Burimi: People