“Koalicioni i shpresës” – çfarë po ndodh ndërmjet Kurtit dhe Mustafës?

“Koalicioni i shpresës” – çfarë po ndodh ndërmjet Kurtit dhe Mustafës?

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mbledhja është paraparë të mbahet sot në 14:30 në selinë e partisë, shkruan Insajderi.

Ende nuk dihet nëse kjo parti do të heq dorë nga kërkesa për ta pasur postin e Presidentit, pasi tek kjo pikë tashmë kane ngecur bisedimet me Vetëvendosjen.

Madje LDK ka “kërcënuar” edhe me shkuarje në opozitë.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë mbrëmë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehu skeptik për arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kurti, tha se ka besuar që duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo u shpreh se nuk do të ndërhyn te LDK-ja e cila për pak momente do të nis mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Pra VV-ja mbledh një Këshill pasi të kemi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në. Mirëpo do shihet sot pas dite nëse këshilli i LDK-së është thirrur për t’i betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura tashmë apo është thirrur për ta mundësuar një marrëveshje me ne”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se beson që duhet të ketë takime mirëpo sipas tij, nuk do të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjektit.

“Unë besoj, shpresoj, uroj që ashtu qysh ka vendosur populli me 6 tetor të kemi një qeveri të re nga opozita e deridjeshme në mënyrë që ta ç’kapim shtetin nga këta mujsharët shpërdorues të cilët janë shkaku kryesor i korrupsionit të lartë në Kosovën e pavarur”.

Ai ka thënë se është i gatshëm për ndryshim pasi që, populli e do atë ndryshim dhe ka votuar për të.

Mbetet të shihet nëse Kurti dhe Mustafa gjatë ditëve të ardhshme do të pajtohen për të bërë bashkë “hapin e madh”./Insajderi.com