Para pak minutash ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Alb" />

Koalicioni – cili do të jetë kompromisi ndërmjet VV-së dhe LDK-së?

Koalicioni – cili do të jetë kompromisi ndërmjet VV-së dhe LDK-së?

Para pak minutash ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurtit.Takimi Kurti-Mustafa e pason takimin e fundit që këta të dy e kishin të hënë e kaluar, shkruan Insajderi.

Nis takimi Kurti-Mustafa

Dy partitë që po tentojnë tash e një kohë bashkimin në pozitë, nuk arritën javën e kaluar të dakordoheshin kur erdhi puna te ndarja e posteve.

Në tavolinë, Mustafa, pasi që zgjodhi i pari Ministrinë e Punëve të Brendshme, e vuri si kusht edhe pozitën e të parit të shtetit, që do të pasojë Hashim Thaçin.

Derisa e hëna që lamë pas, rezultoi pa marrëveshje, VV e LDK ende nuk kanë vendosur brenda partive se cila do të tërhiqet nga kushtet që dhanë për të finalizuar marrëveshjen.

Nëpër deklarata u bë shumë e qartë se VV se jep postin e presidentit si pjesë të pazarit, e se LDK-ja nuk shkon në qeveri me Kurtin pa u marrë vesh për këtë post.

Por, duket se takimi i sontëm është pak më i veçantë për shkak se që të dy liderët janë shprehur optimistë se do të tejkalohen pengesat për ta bërë koalicionin qeverisës me Albin Kurtin kryeministër, shkruan Insajderi.

Megjithatë Insajderi ka marrë vesh se tashmë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndarë ministritë mes veti.

Sipas këtyre burimeve, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë, shkruan Insajderi.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

https://insajderi.com/ekskluzive-keshtu-u-ndane-ministrite-mes-ldk-se-dhe-vv-se/