Koha kur VV e LDK diskutonin për marrëveshje për dy mandate

Koha kur VV e LDK diskutonin për marrëveshje për dy mandate

Tentimi për arritjen e koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dështuar edhe ditën e sotme. Kjo, ishte hera e shtatë që këto dy parti, nuk i harmonizojnë plotësishtë qëndrimet, shkruan Gazeta Insajderi.

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ,Vetëvendosje, dikur planifikonte që me LDK-në, të të qeveriste për dy mandate.

Ata para zgjedhjeve, kishin propozuar që në mandatin e parë, kabineti qeveritar të udhëhiqej nga i nominuari i tyre, ndërsa në mandatin tjetër, ta merrte në duar ai i LDK-së.

Tutje, në vazhdim të propozimit, thuhej se VV kërkonte që ministritë të ndaheshin në katër plus katër.

E tani, propozimet për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës kanë ndryshuar. Sipas informacioneve, ndarja e ministrive do të bëhet me pesë ministri për VV-në, pesë për LDK-në dhe dy për minoritetet.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të takohen përsëri për harmonizimin e qëndrimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme. Gjithashtu, LDK, ka thirrur Kryesinë e saj që të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe planet tutje.

Këtë ia ka thënë Gazetës Insajderi nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.