Kombini i rrezikshëm i barnave që ndalin dhimbjet

Kombini i rrezikshëm i barnave që ndalin dhimbjet

Në shumicën e barnave kundër dhimbjes, kombinimi i më shumë se një prej tyre nuk rekomandohet për shkak të efekteve anësore.

Kombinimi i aspirinës dhe ibuprufenit, është shumë i rrezikëshëm sipas mjekëve, raporton AgroWeb, shkruan Insajderi.

Të dyja këto janë barna të së njëjtit grup, të cilat japin rezultate kundër inflamacionit.

Marrja e ibuprufenit dhe e aspirinës, rrit efektin anësor të të dyjave.

Përderisa aspirina merret prej personave që kanë probleme me zemër, nëse kjo kombinohet ibuprufen, te këta persona do të rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Prej efekteve anësore që dalin si rezultat i këtij kombinimi mund të jenë problemet me tretjen, të vjellat dhe fryerja në stomak.

Ndërkohë nëse keni marrë ndonjërën, apo të dyja këto barna të kombinuara dhe keni plasaritje të lëkurës, kollë, shtrëngim të fytit, vështirësi në frymëmarrje apo enjtje të muskujve të fytyrës, ju patjetër duhet të shkoni te mjeku./Insajderi.com