Bashkimi Evropian kundër vendimit të qeverisë që e favorizon këshilltarin e Haradinajt

Me vendimin e qeverisë për heqjen e akcizës për duhanin shteti humbë miliona euro, ndërkohë që fiton këshilltari i kryeministrit, Gazmend Abrashi. Por kundër këtij vendimi ka dal Bashkimi Evoprian, pasi konsideron se vendimi është kundër politikave të BE-së

Bashkimi Evropian kundër vendimit të qeverisë që e favorizon këshilltarin e Haradinajt

Komisioni Evropian i ka shkruar letër Qeverisë së Kosovës  lidhur me vendimin e heqjes së akcizës ndaj duhanit dhe subvencionimin e kultivimit të duhanit. Konsiderohet se më këtë vendim Kosova vepron kundër politikave të Bashkimit Evropian dhe do të rrezikonte marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat është angazhuar tash e sa vjet.

Sipas vendimit që ka marrë qeveria në vend të akcizës, e cila për cigaret paguhet në shumë prej 45 EUR/KG, ndërsa për duhanin 35 EUR/kg, të aplikohet një taksë prej 30%. Përveç kësaj, synohet që të bëhet edhe subvencionimi i prodhimit të duhanit në shumën 1 EUR/kg, shkruan Insajderi.

Me këtë vendim qeveria favorizon biznesin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Abrashi. “Premium Tobacco Group”, është fabrika e vetme që merret me prodhimin e cigareve në Kosovë që është në pronësi të Abrashit i cili në të njëjtën kohë mbanë edhe pozitën e koordinatorit për Zhvillim Ekonomik dhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në letrën e Bashkimit Evropian të cilin e ka siguruar Insajderi janë përmendur disa arsye pse shteti duhet të heqë dorë nga ky vendim. Aty thuhet se vendimi për subvencionimi e duhanit bie ndesh me politikat e BE-së, është kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe e dëmton tokën bujqësore në vend.

BE kërkon që Kosova të ketë kujdes me këtë vendim pasi që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe për këtë i duhet përvetësimi i politikave ligjore të saj.

“Propozimi i tanishëm nxit angazhimet e Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit. Kosova duhet të harmonizojë dhe zbatojë politikat e taksës së duhanit në përputhje me Direktivën e Këshillit 2011/64 / BE. Për ta bërë këtë me njohuritë maksimale profesionale në dispozicion, ministria e financave duhet të konsultohet me rregull përpara çdo ndryshimi të planifikuar që lidhet me fushën e përgjegjësive të tyre”.

BE rekomandon që të pasqyrohet realisht ndikimi i këtij vendimi në Shëndetin dhe në Sigurinë Publike.

“Gjithashtu, vlerësimi i ndikimit mbi Ndikimet Ekonomike Rajonale duhet të pasqyrojë përmbajtjen e konceptit, pasi që kjo do të kishte ndikim specifik në rajone të caktuara. Siç u përmend më lart, kursi i propozuar i veprimit do të kishte parashikuar pasoja të dëmshme në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe anëtarësimit të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit të BE-së, Kosova nuk duhet të subvencionojë duhanin, pasi që subvencionet direkte të BE-së ndaj prodhuesve të duhanit janë ndaluar që nga viti 2014.

“BE-ja ka nënshkruar konventën e organizatës botërore të shëndetit për kontrollin e duhanit, pas kësaj edhe qendra  e testimit të zjarrfikësve, ndërsa Kosova nuk e ka nënshkruar ende. Konventa ka 181 palë qe mbulojnë rreth 90% të popullatës në botë”.

Në këtë konventë, nënshkruesit u pajtuan në masat reduktuese të furnizimit të duhanit dhe se partitë janë të obliguara, që në bashkëpunim  me njëra- tjetrën dhe organizata kompetente ndërqeveritare,” të promovojnë alternativat e zbatueshme ekonomike për punuesit, mbjellësit dhe shitësit individual të duhanit.”

“Në këtë kontekst, mbështetja e BE-së për subvencionim të prodhimit të duhanit (1€/kg) është në kontradiktë me angazhimin ndërkombëtar. Gjithashtu, nëse adoptohen amendamentet e tilla, Kosova do të largohet nga legjislacioni i tanishëm i BE-së që merret me këtë rast”, thuhet në letrën e Bashkimit Evropian që e ka siguruar Insajderi.

Në konventë thuhet se partitë duhet të mbrojnë këto politika nga interesat komerciale të industrisë së duhanit. Për më tepër Organizata botërore të shëndetit dhe Qendrës për testimin e zjarrfikësve rekomandon të mos i jepet trajtimin preferencial industrisë së duhanit dhe del me rekomandime.

“Partitë nuk duhet të nxisin, t’i japin privilegj apo përfitim industrisë së duhanit për të zhvilluar biznesin e tyre. Partitë që nuk kanë një industri të duhanit në pronësi të shtetit nuk duhet të investojnë në industrinë e duhanit dhe sipërmarrjet e ngjashme. Partitë me industri të duhanit në pronësi të shtetit duhet të sigurohen që çdo lloj investimi në industrinë e duhanit nuk e ndalon konventën e organizatës botërore të shëndetit në kontrollimin e duhanit”, thuhet në letrën e Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera Bashkimi Evropian konsideron se rritja e kultivimit të duhanit në Kosovës, do të dëmtonte në masë të madhe tokën e destinuar për grurë e fruta.

“Subvencionimi i kultivimit të duhanit nga qeveria mund të shkaktojë rritje të prodhimit, por nëse do të ketë një rritje të numrit të prodhuesve të duhanit kjo do të dëmtonte (grurin, frutat) pasi destinacioni i tokës së korrur ka nevojë për të ndryshuar”, thuhet në këtë reagim.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Oda ekonomike e Kosovës. Ka konsideruar se miliona euro humbin nga heqja e akcizës që aktualisht për cigaret paguhet në shumë prej 45 EUR/KG, ndërsa për duhanin 35 EUR/kg.

Vetëm vitin e kaluar në Kosovë janë importuar afërsisht 2,770 tonelata cigare, që i bie se të hyrat vetëm nga akciza e cigareve ishin rreth 125 milionë euro. Po të aplikohej taksa prej 30% në vend të akcizës, të hyrat për buxhetin do të ishin vetëm 20 milionë euro./Insajderi.com