Komisioni Hetimor: Asnjë nga katër kontratat për lobim nuk janë të kompletuara

Komisioni Hetimor: Asnjë nga katër kontratat për lobim nuk janë të kompletuara

Institucionet e Kosovës, ndër vite kane shpenzuar miliona euro në kontraktimin e kompanive amerikane për shërbime këshillëdhënëse dhe lobim.

Milionat e shpenzuar për kompanitë  “Patton Boggs”,  “Alston Bird” dhe  “Ballard Partners”, asnjëherë nuk ishin bërë transparente për publikun, shkruan Insajderi.

Mostransparencë Insitucionet përgjegjëse për këto kontrata, janë treguar edhe me Komisionin Hetimor Parlametar.

Ky komision në raportin rreth punës së saj gjatë mujore, shkruan se asnjëra nga 4 kontratat që u janë dorëzuar atyre nuk kanë qenë të kompleturara.

Për kontratën me “Alston & Bird”, thonë se u janë ofruar raporte të punës për vetëm 8 muaj.

“Ndërsa për 4 muajt e fundit të kontratës raportet nuk janë dorëzuar fare. KomisioniHetimor Parlamentar ka pranuar raporte për muajt: mars, prill, maj, qershor, gusht, korrik, shtator, tetor të vitit 2017; porse nuk ka pranuar fare raportet për muajt nëntor dhe dhjetor 2017, e as per janar dhe shkurt 2018”, thuhet në raport.

Për kontratën me “Patton Boggs”, me kohëzgjatje 34 mujore, Komisioni ka pranuar raporte të punës vetëm për 7 muaj.

“Për 27 muajt e tjerë, raportet nuk janë dorëzuar fare; përkundër insistimit të vazhdueshëm të Komisionit për qasje në to; përkundër konfirmimit të dëshmitarëve në disa raste se raportët në fjalë ekzistojnë. Më saktësisht, Komisioni ka pranuar raporte për muajt janar 15, korrik 15, gusht 15, shtator 15, tetor 15, nëntor 16 dhe dhjetor 15. Mungojnë ndërsa, të gjitha 10 raportet e periudhës mars-dhjetor 2014; 5 raportet e periudhës shkurt-qershor 2015; si dhe të 12 raportet e periudhës janar-dhjetor 2016”, thuhet në raport.

Ky komision nuk ka pranuar asnjë raport të punës lidhur me kontratën me “Ballard and Partners”.

Dyshon se raportet janë fshehur ose nuk ekzistojnë fare.

“Për Kontratën me “Ballard and Partners” me kohëzgjatje 24 mujore, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka pranuar asnjë raport pune. Dosja e vetme që ka pranuar KomisioniHetimor Parlamentar në lidhje me këtë kontratë është kontrata në mes të Presidencës dhe kompanisë në fjalë (kontratë me vëllim prej 2 faqeve) dhe një konfirmim të Presidencës (të datës 11.07.218) mbi shumën financiare të paguar deri me tani”, thuhet në raport.

Ndërsa për kontratën me Cambridge Academy of Global Affairs me kohëzgjatje 4 mujore, janë dorëzuar vetëm dy raporte

“Raporte për muajt tetor dhe nëntor 2017,  mungon raporti i tretë dhe i fundit (dhjetor 2017)”, thuhet në raportin e komisionit. /Insajderi.com

2.3 milionë euro për “mikun e madh të shqiptarëve” – institucionet nuk ofrojnë dëshmi rreth raporteve të plota