Kompanisë që iu prish aeroplani nga Stutgarti në Prishtinë jep detaje të reja për defektin

Kompanisë që iu prish aeroplani nga Stutgarti në Prishtinë jep detaje të reja për defektin

Fluturimi i linjës Stutgart – Prishtinë, sot ka fluturuar me vonesë për shkak të një problemi teknik. Udhëtarët e kësaj linje kishin vërejtur se në njërin krah të aeroplanit kishte rrjedhje. Ndërsa nga kompania kanë thënë për Gazetën Insajderi se ka qenë një problem i vogël teknik.

Avioni i kompanisë “ALK Airlines”, nuk ka udhëtuar sot në kohën siç ishte paraparë, për shkak të një defekti teknik që kishin vërejtur udhëtarët pak para nisjes.

Kompania “ALK Airlines” e cila ofron shërbimet për agjencinë kosovare të udhëtimeve “Prishtina Ticket”, kanë thënë për Insajderin se ka qenë një problem i vogël i cili tashmë është rregulluar.

“Ka pas një problem teknik është rregulla, udhëtarët janë në aeroplan tash për pak po niset. Gjithçka është në rregull”, kanë thënë zyrtarë nga “Prishtina Ticket” për Insajderin.

Një udhëtar kishte treguar për Express se ai së bashku me  udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

“Jo askush nuk po din asgjë. As nuk po tregojnë asgjë. Edhe kompanitë shqiptare që i kanë shitur biletat nuk po iu intereson shqetësimi i udhëtarëve. Askush nuk po na informon, të gjithë jemi të shqetësuar”, ka thënë L.S.

Po ashtu edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, kanë konfirmuar vonesës e kësaj linje.

Nuk është hera e parë që udhëtarët janë ankuar për gjendjen e avionit të kompanisë “ALK Airlines”. Para tre muajve Gazeta Insajderi kishte shkruar se gjendjen shqetësuese brenda këtij avioni. /Insajderi.com