
Komuna e Gjilanit ka reaguar në lidhje me arrestimin e një zyrtari komunal.
Këtë rast Komuna e drejtuar nga Lutfi Haziri e konsideron “të izoluar”, pasi bëhet fjalë për dy fermerë në fshatin Ponesh.
Po ashtu thuhet se zyrtari komunal është nga komuniteti serb.
“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informative të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb”, thuhet në njoftim për media.
Insajderi, raportoi për arrestimin e zyrtarit komunal, të premten.
Ndërsa, Prokuroria ka kërkuar masa paraburgimi për të dyshuarit mbi akuzën e “keqpërdorimit të subvencioneve”. /Insajderi.com