Konfirmohet rasti i parë i një maceje të infektuar me Covid-19

Konfirmohet rasti i parë i një maceje të infektuar me Covid-19

Në Britaninë e madhe është shënuar rasti i parë i me Covid-19 që është infektuar një mace.

Mendohet që macja e ka marrë virusin prej pronarëve të saj, të cilët tani së bashku me macen janë shëruar krejtësisht, raporton The Guardian, shkruan Insajderi.

Simptomat e maces ishin të lehta dhe nuk shkaktuan ndonjë komplikim.

Christine Middlemiss, veterinere britanike tha se ende nuk ka dëshmi që virusin mund të e përhapin kafshët te njerëzit.

“Është një rast shumë i rrallë me kafshë të infektuara. Deri më tash nuk ka pasur raste të tjera dhe macja është shëruar shumë shpejt dhe nuk ka pasur shumë simptoma. Kryesisht kishte vetëm shkurtim të frymëarrjes dhe një infeksion që i shkaktonte rrjedhje në hundë,” tha Christine./Insajderi.com