Në atë që ata e quajnë studimi më i madh i bërë ndonjëherë, studiuesit gjetën se përdorimi i marihuanës ndërsa gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që një fëmijë të zhvillojë autizëm, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
“Gratë që përdorën kanabis gjatë shtatzënisë kishin 1.5 herë më shumë të ngjarë të kishin një fëmijë me autizëm,” tha autori i studimit, Dr. Darine El-Chaâr.
Studimet e kaluara kanë treguar që përdorimi i marihuanës gjatë shtatëzënisë është i lidhur me peshën e ulët në lindjes, impulsivitetin, hiperaktivitetin, probleme të vëmendjes dhe të sjelljes tek fëmijët, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Gratë shtatzëna që përdorin marihuanën, kanë një rrezik 2.3 herë më të madh të lindin një foshnje të pajetë.
Ndërsa marijuana po legalizohet dhe po bëhet pranueshme nga ana shoqërore, studiuesit e kujdesit shëndetësor shqetësohen se nënat mund të mendojnë se është mirë të përdoret për të trajtuar sëmundjen e mëngjesit ose të përdoret në mënyrë rekreative, pavarësisht mungesës së hulumtimit mbi ndikimet afatgjata në një fetus.
Gratë gjithashtu zgjodhën të përdorin marihuanën për të shmangur ilaçet që ato mendonin se ishin më të dëmshëm për fëmijën e tyre, të tilla si pilula, medikamente anti-psikotike dhe opioide. /Insajderi.com