Koronavirusi: 43 persona duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 2 në gjendje të rëndë

Koronavirusi: 43 persona duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 2 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, janë duke u trajtuar 43 persona të cilët janë prekur nga virusi COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, Faik Hoti – zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Deri sot në mëngjes kanë qenë  43. Numri mund të ndryshojë, varësisht prej testimeve të reja, shërimeve të atyre që janë në trajtim apo edhe hospitalizimit të ndonjë rasti të ri”, është shprehur Hoti.

Ai tutje, ka treguar se janë dy persona me gjendje më të rënduar ndërsa 37 me gjendje stabile.

“Sipas të dhënave të mjekëve nga Klinika Infektive, prej 43 pacientëve: 37 kanë qenë në gjendje stabile, 6 në gjendje më të rënduar nga të cilët dy me gjendje më të rëndë”, ka theksuar ai.

Në Kliniken Infektive, sipas Hotit, ka disa persona që i kanë bërë nga 2-3 javë dhe po presin të u bëhet testimi i dytë për të parë nëse janë shëruar apo jo.

Kujtojmë se me Koronavirus në Kosovë, janë gjithsej 140 persona, 23 nga ta të shëruar dhe 1 i vdekur./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Ky është numri i personave në Konvikt, që presin të testohen sot për koronavirus