KPK reagon kundër kërcënimit të prokurorit Shefkiu nga Milaim Zeka

KPK reagon kundër kërcënimit të prokurorit Shefkiu nga Milaim Zeka

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kërcënimeve që deputeti i  Nismës Milaim Zeka ka bërë ndaj Prokurorit Afrim Shefkiu.

Sipas KPK-së aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në misionin e prokurorit të shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon sot deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Afrim Shefkiu. Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Këshilli prokurorial bënë me dije se kërcënimet janë duke u trajtuar seriozisht.

“Me këtë rast,Këshilli Prokurorial i Kosovës qëndron pranë prokurorëve, duke i mbështetur ata fuqishëm në ushtrimin e mandateve të tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron të gjithë se këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e urgjencës, të cilën e meritojnë”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Zeka ka kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Zeka po e akuzohet nga shteti për mashtrim, pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.

Milaim Zeka kërcënon prokurorin Afrim Shefkiu