
Kurrë nuk është vonë për një diplomë kolegji.
Dhe 74-vjeçari Pat Ormond është dëshmi e gjallë e kësaj. Ajo mori një diplomë bachelor në antropologji 42 vjet pasi mori klasën e saj të parë kolegj në vitin 1978, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Por familja Ormond kishte një tjetër të diplomuar nga Universiteti i Tenesit në Chattanooga (UTC) po atë ditë: Mbesa 22-vjeçare e Ormond, Melody.
Pat, e cila mbush 75 vjet këtë muaj, mbajti ligjëratat e para të kolegjit në Universitetin Shtetëror Kennesaë në Atlanta. Pas një semestri, ajo braktisi shkollën për të lëvizur në Chattanooga, Tenesi.
Ajo i kaloi disa dekadat e ardhshme duke punuar si llogaritare dhe duke rritur një familje, përfshirë babanë e Melody. Ajo thotë se familja e saj vazhdoi ta inkurajonte që të kthehej për të përfunduar diplomën, veçanërisht pasi ajo doli në pension.
Pat shpreson se ajo mund të jetë një shembull për studentët e tjerë jo-tradicionalë të kolegjit që duan të marrin diplomat e tyre. /Insajderi.com