Kusari-Lila thotë se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së

Kusari-Lila thotë se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimioza Kusari-Lila, ka hedhur poshtë pretendimet se ka ofenduar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, njofton Insajderi.

Para mediave, ajo ka thënë se vetëm u ka kërkuar atyre që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur dhe të shmangen nga ofendimet.

PDK e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë me arsyetimin se Kusari-Lila i ka ofenduar deputetët e kësa partie.

“Seanca e radhës mbahet më 20 maj. Gjatë diskutimit të sotëm në raport me seancën e kaluar kam kërkuar nga deputet e PDK-së që të kenë kujdes me gjuhën. Kjo bëri që përfaqësuesit e PDK-së të dalin nga mbledhja. Ne përkundër dallimeve politike nuk duhet të rrëshqasim në cenim të integritetit të secilit prej neve në vendin e punës. Konsideroj që me ose pa mikrofon gjuha e deputeteve duhet të jetë komfort standardeve”, ka theksuar ajo, pas përfundimit të mbledhjes.

Po ashtu, Kusari-Lila ka bërë të ditur se është proceduar Ligji për automjete që synon heqjen e monopolit për automjete./Insajderi.com