Ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media nga Gjilani, ka pranuar se rreth 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë probleme psikike dhe se aktualisht janë duke iu nënshtruar trajtimeve.
Ai ka treguar se mbi 100 policë kanë probleme psikike dhe se aktualisht janë duke u trajtuar
“E kemi në gjendje jo të mirë të policëve që kanë edhe telashe psikike”, ka thënë Qalaj.Ai ndër të tjera ka thënë se si pasojë e mungesës së Ligjit për Policinë të njëjtët duhet t’i mbajnë në punë dhe nuk mund t’i shkarkojnë.“Për shkak të mungesë së ligjit duhet ti mbajmë një punë”, ka thënë Qlaj.
Ndryshe, InDoks dhe Insajderi kohë më parë patën publikuar listën e 185 policëve që ishin futur nën hetime për faktin që përfitonin nga skema pensionale si invalidë të luftës. Një pjesë e madhe e tyre ishin deklaruar që kanë probleme mendore nga pasojat e luftës.
Skandal: 185 invalidët e rrejshëm të Policisë së Kosovës [Lista e plotë]
Bëhet fjalë për 185 zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po hetohen nga Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Shumica e tyre kanë shkallën e invaliditetit 20 për qind, por ka të tillë që kanë edhe shkallë më të lartë. Ata ende po vazhdojnë të shërbejnë në Policinë e Kosovës, raporton Insajderi.
Përmes një hetimi që dy vjet më pare e kishte nisur ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, dyshohej se rreth 200 zyrtarë të Policisë së Kosovës, në mënyrë të dyshimtë kishin fituar statusin e invalidit të luftës, me qëllim përfitimin e pensionit invalidor brenda institucionit të Policisë./ Insajderi.com