është " />

Ky është “Fehmi Teksasi”, babai i Nazit të Aurorës që u arrestua për fajde

Fehmi Sfishta, babai i këngëtarit të grupit muzikor “Aurora”, i cili në qytet njihet me nofkën “Fehmi Teksasi”, është arrestuar nga Policia.

Sfishta është kapur të martën në flagrancë nga Policia e Kosovës duke pranuar një këst të fajdesë në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.

Policia ka njoftuar sot se Fehmi Sfishta është arrestuar të martën rreth orës 13:30 në Prishtinë. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të “fajdesë”.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, DHKEK me dt. 28.05.2019 ka realizuar Operacionin e Koduar ,, ERA”, i cili ka filluar nga ora 13:30, gjatë të cilit i dyshuari është kapur në flagrancë duke e pranuar këstin e fajdesë në shumë prej 1,200.00 euro”, ka njoftuar Policia, raporton Insajderi.

VIDEO