Ky fustan është një gjetje gjeniale për ato që duan një alternativë për maskat e fytyrës

Ky fustan është një gjetje gjeniale për ato që duan një alternativë për maskat e fytyrës

Maskat janë bërë një pjesë e pandashme edhe jetës sonë e gjithashtu edhe ansamblit të veshjes ditore.

Po për të gjitha ato gra, që kanë dëshirën të dallohen nga e përditshmja e zakonshme po të mos shkelin udhëzimet për shëndetin publik, duket se tani ka një zgjidhje.

Kompania e veshjeve PrettyLittleThing, ka dizejnuar një fustan që do ta bëjë të pamundur të harroni maskën në shtëpi, kur vishni fustanin. Kjo sepse ajo është një pjesë e integruar në fustan.

Që ta keni më të qartë, shikoni foton e mëposhtme.

Përderisa mund të duket si një fustan i thjeshtë e i zakonshëm nga larg, pas një inspektimi më të afërt, jaka e qafës është më e gjatë se zakonisht dhe ka vrima të bashkangjitura anash që shërben si maskë, kështu që ju mund të kaloni ditën tuaj pa pasur nevojë të kujdeseni të mos harroni maskën diku. /Insajderi.com