Ky është personi që e ka sulmuar prokurorin Atnor Skoro

Ky është personi që e ka sulmuar prokurorin Atnor Skoro

Prokurori Atnor Skoro dyshohet se është sulmuar sot nga Burim Rrahmani.

Insajderi mëson se prokurori është sulmuar në kokë, por që nuk ka marrë lëndime të rënda.

Prokurori Atnor Skoro ka përfaqësuar sot në gjykatë një aktakuzë në cilën ka qenë i përfshirë i pandehuri Burim Rrahmani.

Skori derisa ishte duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Rrahmani i ka dalë përpara prokurorit Skoro dhe e ka sulmuar atë fizikisht, duke e goditur në kokë.

Më pasi i dyshuari me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe i njëjti për momentin është në arrati.

Insajderi mëson se Burim Rrahmani është i sëmurë psikikë – pasi i njëjti për katër muaj ka qëndruar në ndalim psikiatrik.

Sulmohet fizikisht prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren

insajderi.com