
Marka kosovare ‘myfixmask’, e cila është testuar nga një laborator prestigjioz në Fribourg të Zvicrës, është zgjedhur më e mira në gjithë shtetin zvicran, transmeton Insajderi.
Radio Televizioni Zviceran (Radio Television Suisse – RTS) – televizioni kombetar i këtij vendi ka publikuar rubrikën gjatë së cilës kanë testuar maskat të modelit FFP2/N95 që gjenden në tregun e tyre, ku edhe u bë përzgjedhja e asaj më të mirës.
Kjo markë prodhohet në Komunën e Malishevës dhe eksportohet në gjithë tregun Evropian.
80% e punonjësve të kompanisë janë të gjinisë femerore. /Insajderi.com